Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Adem Demaçin, me rastin e pesë vjetorit të kalimit në amshim.
"Sot e gjithmonë, në zemrat tona mësimet, sinqeriteti dhe vendosmëria e Bacit Adem për vlerat atdhetare dhe të barazisë.
Emri i tij, lavdi e trashëgimi ndër breza", ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Po bëhen pesë vjet që në mesin tonë nuk është fizikisht Baca Adem. Ai e lëvizi epokën e lirisë në zemrat tona, i dha asaj shpirt e trup, për të arritur deri te Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Pavarësia, për të arritur te përmbushja e idealeve të brezave të një shekulli. Sot e gjithmonë, e kujtojmë me nderim Bacin Adem, kujtime me të cilat e ngrisim përgjegjësinë, përkushtimin dhe dashurinë për vlerat e lirisë dhe kombin.
Sot e gjithmonë, në zemrat tona mësimet, sinqeriteti dhe vendosmëria e Bacit Adem për vlerat atdhetare dhe të barazisë. Emri i tij, lavdi e trashëgimi ndër breza!