Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përsëritur sot se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Megjithatë, ai ka theksuar se nevoijitet angazhim konstruktiv për të përmbushur depërshkallizimin e situatës në veri.
Kështu është deklaruar Szunyog pas takimit me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.
“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri.
I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata BE e 27 e 3 qershorit”, ka shkruar ai në Twitter.