Ambasadori Hovenier deklarohet për kërcënimet ndaj policëve në veri të Kosovës

Aktuale

Ambasadori Hovenier deklarohet për kërcënimet ndaj policëve në veri të Kosovës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:50
Jeffrey Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur i shqetësuar për raportimet se zyrtarët e ri policorë në veri të vendit janë kërcënuar.

“Kërcënimet dhe frikësimet e individëve që shërbejnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë janë komplet të papranueshme”, ka shkruar ai në Twitter.

“E kam thënë më parë, Policia e Kosovës eksiston për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Përbërja e saj duhet ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat