Alarmon Kurti, përmend mundësinë e rieskalimit të situatës në veri: Ja çfarë po na brengos

Aktuale

Alarmon Kurti, përmend mundësinë e rieskalimit të situatës në veri: Ja çfarë po na brengos

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:12 Përditësuar në ora: 13:49 më 26.07.2023
Albin Kurti

Kurti: Të interesuar që sa më parë të ketë zgjedhje në veri, por jo pa largimin e masave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se janë të interesuar që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore të vendit. Ai theksoi se presin që sa më shpejt të hiqen edhe masat kushtëzuese ndaj Kosovës.

Këto komente shefi i Qeverisë së Kosovës i bëri në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë, ku u shpreh se nuk beson që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të zhvillohen zgjedhje në veri të Kosovës.

Kurti: Masat apo kushtëzimet presim të hiqen sa më parë

“Pra se si duhet të zbatohen kriteret e qëndrimit të BE-së janë dakorduar këta dy dhe kanë arritur një marrëveshje dhe kjo marrëveshje duhet zbatuar, kemi një dakordim midis Bislimit dhe Lajçakut, kjo duhet zbatuar. Dhe kjo ka të bëjë me deeskalimin, unë nuk besoj që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri, por ne natyrisht e vazhdojmë punën atje. Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës. Ndërkaq, për këto masat që janë ndërmarrë ndaj neve e të cilat janë quajtur edhe të përkohshme edhe të kthyeshme natyrisht që presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë paraprakisht. Pra, nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por bëhet fjalë për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçak për 3 qershorin”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti u shpreh i interesuar që sa më parë të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore.

Ai theksoi se si ekzekutiv po punojnë që ndërprerja e mandateve të kryetarëve të komunave të ketë mbështetje ligjore dhe procedurale.

Kurti: Jemi të interesuar që sa më parë të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat veriore

“Ne jemi të interesuar që zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës të ketë sa më parë, pra dëshirojmë që procesi dhe procedura të shkojnë sa më shpejt por, duhet ta kuptoni se kjo çka do të ndodhë është jashtë përvojë sonë institucionale, ne çfarë po punojmë edhe këto ditë dhe do të vazhdojmë të punojmë edhe gjatë muajit të gushtit është që të sigurohemi se kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandateve të katër kryetarëve në veri të ketë mbështetjen ligjore dhe procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi i këtillë që do jetë përvojë e re për neve, do të jetë aq i sigurtë sa që i pasfidueshëm në kuptimin legal dhe juridik. Nuk e di sa kohë merr, por si vullnet politik nga qeveria e Kosovës jam i interesuar që sa më parë dhe sa më shpejt”, theksoi ai.

Shefi i ekzekutivit kosovar përgëzoi për vullnetin policët e rinj të komunitet serb që tashmë janë angazhuar në Policinë e Kosovës, derisa tha se faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit kundër integrimit të serbëve.

Kurti: Faktori ndërkombëtar të jetë më i zëshëm ndaj trysnive të Beogradit

“I përgëzoj për kurajon e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin e tyre për t’i shërbyer rendit dhe sigurisë në vend, sidomos 46 policitë e rinj nga komuniteti serb. Fushatën, kanalet e platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur se janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre.....Faktori ndërkombëtar duhet të dënoj zëshëm çfarëdo fushate të organizuar linçimi dhe kërcënimi ndaj policëve nga komuniteti jo shumicë. Në të njëjtën kohë, duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit të plotë të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, theksoi ai.

Në pyetjen se pse nuk i ka takuar të gjithë kryetarët e katër komunave veriore, Kurti tha se mund t’i takojë, por shtoi se nuk e di sa do të ishte i këndshëm takimi, meqë se kur i takon njerëzit u kërkon të shkojnë në punë.

Kurti: Nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë them me shkua në punë

“Sa i përket kryetarëve të komunave në veri që unë i njoh ata, i kam takuar, jo të gjithë. Në një prej pritjeve e kam takuar edhe kryetarin e Komunës së Zvecanit. Mund t’i takoj, por nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë. Takimi me mua, nuk është problemi a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë them me shkua në punë, se po të hecë rroga. Kur të hecë rroga duhesh me dalë në punë. Këtu është ndoshta një lloj vështirësie edhe dallimin me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm”, tha Kurti.

Lidhur me lirimin e të dyshuarve për sulmet në veri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk di detaje e hollësi për këto vendimi, por nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës këshilloi gazetarët që përgjigjet për këtë çështje t’i marrin nga Prokuroria e Kosovës.

Kurti: Nuk jam i kënaqur me Prokurorinë

“Sa i përket lirimit të të pandehurve që janë mbajtur në paraburgim e disa janë liruar në arrest shtëpiak unë nuk e kam parasysh hollësitë e lëndëve të veçanta dhe as detajet se qysh është marr vendimi i tillë. Natyrisht ju e dini që në përgjithësi me prokurorinë unë nuk jam i kënaqur, besoj që kanë treguar një lloj pasiviteti konstant, po ashtu nga numri i madh i informacionit dhe kallëzimeve penale edhe i denoncimeve që kanë marr nga të gjitha institucionet e shtetit jo vetëm ministritë por edhe agjencisë shtetërore, por edhe qytetarët është shumë i madh numri i lëndëve, të cilat kanë shpejtësi të ulët ose ngecje të plotë, e po ashtu nuk mund të them se kam bindjen për korrektësi të duhur sa i përket përzgjedhjes së lëndëve të bëhen”, theksoi Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në konferencë për media deklaroi se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Krasniqi: Zgjedhjet mund të bëhen me kërkesë të qytetarëve përmes peticionit

“Kjo mund të bëhet edhe përmes kërkesës së qytetarëve përmes një peticioni ku në të duhet të marrin pjesë së paku 20% e trupës votuesve në atë komunë. Pastaj, kjo i dërgohet KQZ-së për verifikim dhe pastaj KQZ mund ta organizoj referendumin...dhe në këtë situatë duhet të marrin pjesë së paku 50% e trupës votuese të asaj komune. Kjo është baza ligjore që del nga ligji për vetëqeverisje lokale dhe mbi të cilën unë kam kompetencë të plotë“, u shpreh Krasniqi.

Sa i përket hetimeve të bëra nga task-forca për disa ministra të qeverisë Kurti, vetë ai tha se nuk ka informacion për to.

Kurti: Nuk jam i informuar për këto hetime

“Unë nuk jam i informuar për këto hetimet që po thuhet se po bëhen nga task-forca”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se deri sot nuk ka pranuar asnjë ftesë nga asnjë organ hetues që të intervistohet.

Kurti: Me Prokurorinë s’jam i kënaqur, s’i di hollësitë për lirimin e të dyshuarve për sulme në veri

Kryeministri Albin Kurti iu ka kërkuar gazetarëve që të marrin përgjigje nga Këshilli Prokurorial për lirimin e të arrestuarve në veri.

Kurti tha në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë se nuk është i kënaqur me Prokurorinë dhe se nuk i di detajet e lirimeve të fundit. Kryeministri përmendi se institucionet i kanë ofruar “numër të madh të informacioneve” organeve të ndjekjes.

“Unë nuk i kam parasysh hollësitë e lëndëve të veçanta dhe as detajet se qysh është marrë vendimi i tillë. Natyrisht, ju e dini se në përgjithësi me Prokurorinë nuk jam i kënaqur. Besoj që kanë treguar një lloj pasiviteti konstant”, tha Kurti.

“Ata do të duhej të japin përgjigje se si bëhet që dikush qëndron në paraburgim për muaj të tërë, e dikush as një muaj ose as tre muaj, siç zakonisht bëhet vazhdimi i paraburgimi. Edhe unë nuk jam i bindur për korrektësinë”, theksoi ai.

Pesë ministra nën hetime, Kurti habit me përgjigjen

Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

E lidhur me këtë është pyetur vet kryeministri Kurti gjatë një konference për medie.

Kurti është përgjigjur shumë shkurt, derisa ka thënë se nuk është në dijeni se Task Forca është duke kryer hetime ndaj ministrave të tij.

“Nuk jam i informuar për këto hetime qe po thuhet se po bëhen nga Task Forca”, ka thënë shkurt ai.

Në mesin e ministrave që po hetohet nga Task-Forca Anti-Korrupsion është edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.

Por, ministri Krasniqi ka thënë se nuk është i informuar për hetimet që zhvillohen ndaj tij.

“Unë nuk kam informacione më shumë për ato hetime, dhe nuk kam pasur asnjë ftesë që të intervistohem nga këto”.

Kurti tregon pse s’është takuar me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut që vijnë nga PDK-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie është pyetur se pse nuk i ka takuar të gjithë kryetarët e komunave veriore, më specifikisht, kryetarin e komunës së Zubin Potokut, pasi me atë të Zveçanit tha se është takuar në një prej pritjeve.

Kurti pati një arsye për këtë. Ai tha se po të takohet me ta, u thotë të shkojnë në punë dhe jo të mos shkojnë në punë.

Ai tha se këtu qëndron problemi lidhur me takimin me kryetarët e këtyre dy komunave. Madje, ai pati edhe një deklarim thumbues për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Natyrisht që unë i njoh ata, i kam takuar jo të gjithë, në njërën prej pritjeve e kam takuar dhe kryetarin e Komunës së Zveçanit, mund t’i takoj, por tash nuk e di sa është i këndshëm takimi me mua, sepse kur takohen njerëzit me mua unë iu them shkoni në punë, jo mos shkoni në punë”.

“Pra takimi me mua nuk është a ka takim a s’ka takim, problemi është që unë të them me shkuar në punë, se po të ecë rroga, kur të ecë rroga, duhesh me shkuar në punë, e këtu ndoshta është një lloj vështirësie edhe dallimi me kryetarin e partisë që ka zhvilluar takim të këndshëm atje”, tha Kurti.

Kurti: Masat e BE-së duhet të hiqen para shpalljes së zgjedhjeve në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian duhet të largohen para shpalljes së zgjedhjeve në veri.

Kurti, në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë tha se kjo nuk është kushtëzim ndaj BE-së, por është rrjedha logjike e gjërave që duhet të ndodhin.

"Marrëveshja e Bratisllavës duhet të zbatuar. Ne jemi duke përgatitur që të kemi zgjedhje në veri, ndërkaq presim qe masat ndëshkuese të largohen sa më mirë, natyrisht se presim që këto të largohen paraprakisht", tha ai.

Kurti, i quajti të papranueshme edhe linçimet ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb. Ndërkaq, ai kërkoi reagimin ndërkombëtar ndaj kësaj fushate të egër linçuese, siç tha, të mbështetur nga Beogradi.

Megjithatë, Kurti tha se këto linçime duhet të jenë të papërfillshme nga këta policë.

Kurti kërkon që ndërkombëtarët të jenë më të zëshëm ndaj trysnisë së Beogradit kundër integrimit të serbëve

Kryeministri, Albin Kurti, ka folur për policët e rinj të komuniteteve joshumicë që nisën punën të martën në katër komunat veriore.

Kurti tha se janë të papranueshme fushatat kërcënuese ndaj policëve të rinj dhe kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të reagojë zëshëm për këtë.

Ai tha se institucionet e Kosovës do t’i ofrojnë mbështetje të plotë policëve të rinj.

“Më lejoni që t’i uroj fillim të mbarë të punës gjeneratës më të re të Policisë së Kosovës, veçanërisht nga radhët e komuniteteve joshumicë në komunat veriore. I përgëzoj ata për kurajon e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe vullnetin për ti shërbyer rendit dhe sigurisë në vend, sidomos 46 policët e rinj serbë”.

“Fushata kanale dhe platformat sociale që ka për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne dhe pse jam shumë i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës sepse janë profesionistë të guximshëm dhe se kanë dashuri për vendin dhe e shprehin këtë duke kontribuar atij. Faktori ndërkombëtar duhet të dënojë zëshëm çfarëdo fushatë të organizuar linçimi e kërcënimi ndaj policëve nga komuniteti joshumicë dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim kanë parandalimin e integrimit e plotë të tyre në jetën institucionale të Kosovës. Ata që integrohen jetojnë më mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat