Daçiç vazhdon propagandën: Kurti dëshiron të krijojë atmosferë frike dhe t’i zhvendos serbët nga Kosova

Aktuale

Daçiç vazhdon propagandën: Kurti dëshiron të krijojë atmosferë frike dhe t’i zhvendos serbët nga Kosova

Nga: F. B. Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:17
Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar situatën në Kosovë dhe siç u shpreh “terrorin e Kurtit ndaj serbëve”, duke shtuar se “kjo është pasqyrë dhe rrethana nga ajo ku erdhëm me injorimin e akteve dhe asaj që kemi nënshkruar para shumë viteve”, shkruan “Pink” transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

"Nëse shikojmë notat që vijnë nga BE dhe ShBA dhe vendet tjera, ato janë komente negative dhe pakënaqësi me politikën e Kurtit” tha Daçiç.

Sipas tij “qëllimi i gjithë kësaj është krijimi i atmosferës së frikës dhe kushteve për zhvendosjen e serbëve nga Kosova”.

"Ne gjithë kohën kemi tërhequr vërejtjen se po shkojmë në terren me ‘shumë mina” dhe fushë të minuar që nuk dihet ku mbaron, por dënimi verbal nuk ka dhënë asnjë rezultat sikur as masat ndaj Prishtinës”.

Tash kemi një proces plotësisht në kundërshtim me pritjet e atyre që udhëheqin dialogun, e kjo është një qetësim dhe zgjidhje e çështjeve jetësore "Për ne çështje qendrore mbetet formimi i asociacionit, po kjo nuk varet nga ne” tha Daçiç duke u ankuar se shumica çdo gjë që ne bëjmë e bëjmë nën dorën dhe kontrollin rus.

“Bile konsiderojnë që edhe Ballkani i Hapur është ide ruse e ajo nuk ka lidhje me këtë” tha ai, duke shtuar se kur duan të fyejnë dike i thonë pro-rus.

Ai akuzoi amerikanët se akoma rusët i quajnë të kuq, edhe pse ajo nuk ka lidhje me pushtetin në rus por narrativi ka mbet, pasi “ashtu mobilizojnë trupin votues duke prezantuar Rusinë si rrezik”.

Ai vlerësoi shumë dinamike aktivitetet politike, pasi Serbinë e kanë vizituar 5 ministra të jashtëm e së shpejti vjen edhe i gjashti.

"Ato nuk janë vizita pa obligime, bëhet fjalë për tema edhe njerëz serioz” tha Daçiç, duke u lavdëruar se një vazhdimësi të këtillë nuk kanë as vendet më të mëdha se Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat