Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore dhe të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës janë miqësore, të bazuara në parimet e fqinjësisë së mirë dhe perspektivës së përbashkët evropiane”, thuhet në postimin e tij në Twitter të publikuar pas takimit me ambasadoren kosovare Ariana Zherka Hoxha.
Milatoviq ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, veçanërisht në fushën e tregtisë, turizmit dhe energjetikës. Në këtë kuptim, thekson ai, rëndësi të madhe ka rindërtimi dhe ndërtimi i rrugëve Rozhaje – Pejë dhe Plavë – Deçan.
Në fund, Milatoviq tha se Mali i Zi mbështet dialogun ndërmjet Kosoves dhe Sebisë nën kujdesin e BE-së.