Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka komentuar zëvendësimin e Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Haxhiu ka pyetur se cila është arsyeja e ndryshimit të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore brenda një viti.
“Çka është bërë me anëtarët e emëruar një vit me parë, a janë shkarkuar?”, ka pyetur deputeti.
Teksa ka kontestuar edhe procedurën e emërimit të anëtarëve të rinj.
“Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Brenda një viti Qeveria Kurti emëron dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.
Në korrik 2022 kishte emëruar në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në pëbërje:
Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë,
Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave,
Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve,
Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe
Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.
Sot Qeveria e paska emëruar Bordin e ri te Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në pëbërje të re:
Arben Vitia,
Hekuran Nikci,
Besnik Fetahu,
Kastriot Meqa,
Ardian Shefkiu,
Izet Sadiku,
Afrim Maliqi.
Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore.
Çka është bërë me anëtarët e emëruar një vit me parë, a janë shkarkuar?
Cila është arsyeja e ndryshimit të këtij Bordi brenda një viti?
Për 2 vite e gjysëm në Qeveri, brenda një viti dy herë u ndrrua Bordi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa nuk ka asnjë veprim për ta implementuar ligjin për sigurime shëndetësore.