Kurti: Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin e Enver Zymberi

Aktuale

Kurti: Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin e Enver Zymberi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:11
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do të ndalet gjersa të vihet dritë mbi rastin e të ndjerit, ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberaj.

Në fjalën e tij në ceremoninë e policëve të rënë në detyrë, Kurti ka kujtuar policët e rënë në detyrë e ndër ta, edhe Zymberin.

“Jam shume i nderuar që po kujtojme 22 zyrtarë policor që dhanë jetën kundër bandave dhe krimit të organizuar, në operacione në shtrirje të sovranitetit në vend… Sot është përvjetori i vrasjes së Enver Zymberit e ne jemi në vendin ku ai morri rrugën e fundit kur u nis drejt shtritjes së sovranitetit në vend. Nuk do të ndalemi asnjëherë për të vënë dritë mbi rastin. E me neve është edhe djali i tij, Sokoli”, ka deklaruar ai. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për 22 pjestarët e Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës, lavdi Enver Zymberit…”

Kampi “Belvedere” tashmë do të marrë emrin e vet Zymberit, ka deklaruar Kurti.

“Të nderuar zyrtarë të Policisë që po qëndroni ndersmërisht, ky kamp ku  jemi do të marrë emrin e Enver Zymberit”, ka deklaruar Kurti.

Enver Zymberi ishte zyrtar i Policisë së Kosovë, i rënë në detyrë gjatë përballjes me një grup serbësh të armatosur në veri të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat