Dy zyrtarët e Listës Srpska në vizitë në Uashington!

Aktuale

Dy zyrtarët e Listës Srpska në vizitë në Uashington!

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:44
Igor Simiq dhe Slavko Simiq

Nënkryetari Listës Srpska Igor Simiq dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti Slavko Simiq, nga nesër do të jenë në një vizitë zyrtare në Uashington.

Kështu kanë njoftuar nga kjo parti, raporton mediumi proqeveritar serb Kosovoonline.

Sipas Listës Serbe, gjatë qëndrimit në SHBA janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të administratës së Uashingtonit

“Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Listës Serbe do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të grupit serb në Kongresin Amerikan”, thuhet në deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat