Kuvendi voton Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje
![](/media/botasot.info/images/2023/July/27/auto_642732-r5IaFhfUMB1690451404.jpg)
Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Në seancë po marrin pjesë edhe deputetë të opozitës, ndonëse të njëjtit nuk po marrin pjesë në votime. Përkundër kësaj, mazhoranca ka kuorumin e nevojshëm për të kaluar pikat e rendit të ditës.
Kuvendi ka votuar Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe propozim-rezuluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovë.