Epiteti i “turistit” në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka befasuar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën.
Komandant “Remi” thotë se ndryshe nga Haradinaj, të gjithë bashkëluftëtarët e tij dinë që ishte pjesëmarrës në luftë që nga dita e parë.
Ai mendon se të diskutohet për këtë temë “është absurditet”, teksa shprehet i bindur se kreu i AAK-së kësaj deklarate nuk i beson as vetë.
“Nuk dua të spekuloj se pse ai (Ramush Haradinaj) ngutet dhe bënë deklarata te cilat nuk i beson as ai vetë. Unë konsideroj që të diskutojmë në këtë temë është një absurditet, pjesëmarrja ime në luftën për çlirimin e Kosovës krahas UÇK, është pa diskutim pjesa më e rëndësishme e jetës time dhe nuk mund ta zhbëjë askush”, tha Mustafa.