Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari për kufizimin e hapësirës në ballkonin e sallës së Kuvendit të Kosovës ka pretenduar se kjo është bërë për arsye shëndetësore për gazetarët.
Këshilltari i ministrit Arben Vitia thotë se “ka qenë dëshmitar i rasteve se si kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen.”
Në fakt, deri tash nuk është raportuar të ketë ndodhur ndonjë aksident i tillë. Në anën tjetër, reagimet ndaj veprimit të kryetarit të Kuvendit kanë qenë të shumta.
Statusi i plotë:
Unë vetë si gazetar kam qëndruar disa herë në këtë hapësirë. Kam qenë edhe dëshmitar i rasteve sesi kameramanët nga dëshira që të marrin një pamje më shumë, një lajm më tepër, janë afruar aq shumë tek barriera e rrethojës me xham dhe lehtësisht kanë mundur të aksidentohen.
Tybe shumicës nga ju as sigurimin shëndetësor nuk ua paguan kompania.
Interpretojeni si të doni vendosjen e masave të sigurisë, veç mendojeni se para lajmit vjen shëndeti.