Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka reaguar sot pas thirrje nacionaliste të tifozëve serbë të futbollit kanë bërë thirrje që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.
Tifo-grupi “Delije” kanë paraqitur një tank si koreografi, ndërsa e kanë shoqëruar me një shkrim ku thuhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.
E pas këtyre thirrje ka reaguar eurodeputeti austriak Lukas Mandl ku në një postim në Twitter, ku ka etiketuar shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi dhe ndërmjetësin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i pyet nëse janë në dijeni se çfarë po ndodh.
“Ju ende dëshironi të sanksiononi? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, MiroslavLajcak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Të gjithë. Të gjithë ne. BE, Kosovë…”, shkruan Mandl.