Analisti Driton Tali ka thënë se sjellja në skenë e James O’Brien tregon se ka filluar ndryshimi ndaj qasjes në Ballkan.
Sipas tij, efekti u reflektuar edhe sukseset e Ukrinës, poashtu edhe me sanksionet ndaj Vulinit.
Postimi në Facebook:
Sjellja në skenë të Xhejms O'Brajenit, këshilltarit të ish sekretares Medllin Ollbrajt, tregon se Administrata e ShBA'së ka filluar ndryshimin e qasjes në Ballkan.
Unë po e lexoj si "efekt i Prigozhinit" i shoqëruar me këto sukseset e fundit të ukrainasëve.
Ky efekt u reflektua edhe me Vulinin dhe presionin e shtuar ndaj qeverisë së Vuçiçit.
Qasja e deritashme e Eskobarit, paraqitja si i "paanshëm" (duke i dhënë presion dy palëve) deri tashti nuk solli asgjë pos që e stopoi eskalimin e mëtutjeshëm.