Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu një ditë më parë kishte thënë se Dejona Mihali e Vetëvendosjes duhet të shpallet person non-grata.
Këtë deklaratë Musliu e bëri në një emision në RTV 21, ku ndër të tjera tha se Mihali po dirigjon deputetët e Vetëvendosjes edhe se si të votojnë në Kuvend.
Ndërkaq, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar një fotografi duke pirë kafe me Dejona Mihalin dhe me krerët e kësaj partie.
Në fotografinë e publikuar në rrjetin social të Rrustemit shihet kryeministri Albin Kurti pranë Mihalit si dhe ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Mimoza Kusari-Lila, Saranda Bogujevci e të tjerë.
Rrustemi në këtë postim ka shkruar: Dejona tha: “Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”.