Anton Quni, deputet i LDK-së, ka reaguar në lidhje me aferën e vajit nga Polonia, ku përfshihet ministrja Rozeta Hajdari.
Z. Quni ka theksuar se këtë temë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.
“Unë mendoj që është një temë që duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.
Që sot prokurorët dhe zyrtarët e autorizuar në këtë fushë, duhet të merren me këtë çështje.” – tha deputeti i LDK-së, z. Anton Quni.