Deputeti i Kosovës Haki Abazi ka reaguar ndaj një personi të quajtur Fitim Tahiri.
Tahiri sipas fotografi e të publikuar nga Abazi është simpatizant i VV-së.
Deputeti Abazi thotë se Tahiri e ka sharë me familje.
E, sipas tij, personat e tillë janë reflektim i ‘milicit Kurti’, siç e quan ai.
Reagimi i plotë:
Ky është niveli i trushpërlarjes dhe ligështisë si pasojë e analfabetizmit që Kurti e përdor si milici të rrjeteve sociale. Ky Fitim Tahiri e ka marrë për detyrë thirrjen e Kurtit për aktivizim me fyerje e përdorim të gjuhës më të poshtër në rrjetet sociale.
Fitimin nuk e njoh nuk dua ta njoh dhe jam i bindur që ai e di që frikësimin nuk e kam pjesë të menduarit, ama gjuha e tij dhe të tjerëve si ky me bën të kuptoj pse gjithmonë në mesin e shqiptarëve janë gjetur të tillë që kanë vrarë shqiptarë qoftë edhe me pagesë apo për fjalët e hallkut.
Me mua nuk e ke problem Fitim Tahiri ama me “robt” siq i quan ti, nuk e besoj që të kanë ndonjë gjë borxh, besa as unë jo por meqë kemi një qeveri hipokrite dhe një sistem prokurorial e gjyqësor që punon me urdhëra politike dhe mbanë lëndet me vite në shqyrtim,ti vetëm vazhdo më flliqje nga shkolla e milicisë së Kurtit!
Të lutem mos u ndal sepse ti je fytyra e vërtet e “shpresës dhe ndryshimit”.