Hamiti: Qeveria Kurti s’i do mediat e pavarura dhe kritike, prandaj e mbylli Klan Kosovën

Aktuale

Hamiti: Qeveria Kurti s’i do mediat e pavarura dhe kritike, prandaj e mbylli Klan Kosovën

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:10
Muhamet Hamiti

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kurtit kundër Klan Kosovës. Hamiti ka shkruar se kjo Qeveri nuk i duron mediat e pavarura dhe kritike, prandaj e mbylli Telvizionin Klan Kosova.

Hamiti ka thënë se e kanë ditur që ky ndryshim në Kosovë do të ishte për të keq dhe thotë se duhet një masë kritike popullore për të kundërshtuar pushtetin e Kurtit.

Ai thotë se koha është tani, nëse s’është bërë vonë.

“Ndryshimi ka emër: Qeveria e VV-së #KREJTdheDREJT. Qeveria që nuk i duron mediat e pavarura, kritike. Prandaj, e mbyll Televizionin Klan Kosova.Kush e ka kërkuar ndryshimin si ky, le të festojë!

Ne të tjerët, që e dinim me kohë se ky ndryshim do të ishte për të keq, siç doli, do të vazhdojmë të punojmë kundër regjimit të ri në Kosovë, regjimit anti-demokratik në Republikën e Kosovës.

Duhet masë kritike popullore për ta kundërshtuar këtë pushtet autoritar. Koha është tani, nëse nuk është bërë vonë”, ka shkruar Hamiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat