Kadrijaj pas vendimit të MINT: Padrejtësi që po i bëhet Klan Kosovës

Aktuale

Kadrijaj pas vendimit të MINT: Padrejtësi që po i bëhet Klan Kosovës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:18
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se si parti e kundërshtojnë refuzimin e Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës.

Kadrijaj dhe se Qeveria Kurti ka tendencën e mbylljes së zërit të shoqërisë civile e mediave.

“Edhe ne e kundërshtojmë këtë refuzim të MINT-it për trajtimin e lëndës së Klan Kosovës dhe bashkëndjejmë. Kjo nuk është e drejtë dhe për këtë duhet një solidarizim i të gjitha mediumeve, portaleve e shoqërisë civile, por edhe të partive opozitare”.

“Kjo është tendencë për tu fshehur në aspekte teknike, sepse nëse Klan Kosova i ka plotësuar dokumentet ashtu siç kërkohen me ligj, kjo është një padrejtësi që po i bëhet”, tha ajo.

Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat