“Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë?”
Hulumtuesi nga KDI-ja, Eugen Cakolli, ka reaguar pasi MINT ka pezulluar çertifikatën e televizionit Klan Kosova.
Cakolli ka thënë në reagimin e tij se mjafton ky paragraf për të kuptuar sa selektive, skajshmërisht politike e aspak ligjore është qasja e qeverisë ndaj rastit në fjalë, e mediave në përgjithësi.
“Beteja kundër fjalës së lirë s’është fituar nga askush dot deri sot, e s’mund të fitohet as tash, nga askush” shkruan Cakolli në reagimin e tij.