Haziri: Qeveria Kurti po e ndryshon vendin, por për të keq

Aktuale

Haziri: Qeveria Kurti po e ndryshon vendin, por për të keq

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:25
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po e ndryshon vërtet vendin, por për të keq.

“Qeveria Kurti sot mori vendimin më të turpshëm në historinë e Kosovës së pasluftës për ta mbyllur njërin prej televizioneve më të mëdha e më profesionale në vend, Klan Kosova”, tha Haziri.

Haziri theksoi se përpos që përkthehet si sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes e përpjekje e ulët për t’i disiplinuar gazetarët, ia qet hijen e zezë Kosovës në botë.

“Kosovarët janë popull evropian, por fatkeqësia më e madhe është se kanë qeverisje aziatike. Në mbështetje të Klan Kosovës dhe secilit medium të lirë e të pavarur të Kosovës. Mediat kanë gjithmonë të drejtë. Kot e keni”, tha ai.

“Po e riktheksoj se dikush ka vdekur për këtë Republikë, për këtë Liri e për këtë Demokraci, që i ndërtuam me shumë mund e sakrifica, personale e familjare. Dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës. Shtrohet pyetja, çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat