Selmanaj: Kosova sot ka në krye qeveri me logjikë monstruoze

Aktuale

Selmanaj: Kosova sot ka në krye qeveri me logjikë monstruoze

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 20:52
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës, duke thënë se ky është vendim kundër lirisë, demokracisë e aspiratave të shoqërisë.

Selmanaj tha se sot, Kosova ka në krye një qeveri me logjikë monstruoze, e që sipas tij, ka edhe guximin të merr vendime monstruoze.

“Sa shumë përpjekje nga populli i Kosovës, për liri e demokraci. Sa shumë mund, djersë e gjak është derdhur për një Kosovë më të mirë, më të lirë dhe më prosperuese”.

“Beteja e fuqishme kundër AUTOKRACISË dhe logjikës BOLSHEVIKE duhet fillojë që sot, nga të gjithë ne pa dallim”, tha ai.

Tutje, ai tha se po nuk ndalet monstruoziteti tani, nesër pasojat për vendin do të jenë fatale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat