Gashi (LDK) për rastin e Klan Kosovës: Shpërqendrim i vëmendjes nga dështimet e shumta të Qeverisë Kurti

Aktuale

Gashi (LDK) për rastin e Klan Kosovës: Shpërqendrim i vëmendjes nga dështimet e shumta të Qeverisë Kurti

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 21:12
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shpërqendrimi i vëmendjes nga dështimet e shumta qeverisëse është vetë qëllimi i lajmit të keq; lajmit për mbylljen e Klan Kosovës.

“Ndërsa, tepër e dobët dhe shumë e dënueshme është përpjekja e radhës e Albinit. E prodhon një lajm të keq, me bindjen se është më pak i keq se skandalet politike që po i rrjedhin dhe lajmet për korrupsion që po i shpërthejnë si fishekzjarrë.

Shpërqendrimi i vëmendjes nga dështimet e shumta qeverisëse është vetë qëllimi i lajmit të keq; lajmit për mbylljen e Klan Kosovës”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat