Berat Rukiqi i LDK-së, i ka reaguar ministres Rozeta Hajdarit, e cila tha se askush nuk është mbi ligjin, duke theksuar rastin e Klan Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Rukiqi ia kujtoi Hajdarit skandalin me vajin, që u zbulua dje, shkruan Syri Kosova.
Statusi i plotë:
Po Ministre,
- Edhe vaji qe blehet me para te taksapaguesve, duhet me qene ne depo, e jo ne ajer;
- Edhe çdo Minister qe vjedh dhe mbyll biznese, e ka vendin ne burg, e jo ne zyre te objekteve shteterore.