Miftaraj: Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin, e s’ka përgjegjësi, është dëshmi se sa jo demokratik është ai vend

Aktuale

Miftaraj: Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin, e s’ka përgjegjësi, është dëshmi se sa jo demokratik është ai vend

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 21:30
Ehat Mifataraj

Drejtori i IKD Ehat Mifataraj, ka shkruar në lidhje me refuzimin e ankesës së Klan Kosovës nga MINT. Sipas tij, në një vend ku Rozeta Hajdari e bën ligjin e s’mban përgjegjësi as juridike e as politike, tregon se në çfarë nivele është demokracia dhe sundimi i ligjit në Kosovë.

“IKD në vazhdimësi misionin e saj për shtet ligjor, sundim të ligjit dhe sistem prokurorial të pavarur e ka parë si qëllim ku garantohet siguria juridike dhe barazia para ligjit.

Kur këto mungojnë lulëzon korrupsioni, individet janë vet shteti, drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë pastaj janë vetëm një copë letër dhe sa të pavlera janë këto garancione.

Në një shtet ku Rozeta Hajdari e bën ligjin dhe ska përgjegjësi ligjore dhe politike është dëshmi se sa jo demokratik dhe se sa në nivel të ultë është sundimi i ligjit në Kosovë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat