Në emisionin e mbrëmshëm, pyetja për mërgimtarët nga gazetarja ishte: Për çfarë page do të vinin të jetonin sërish në Kosovë?
Përgjigjet e mërgimtarëve ishin të shumta, ku shumica u shprehen se do të ktheheshin me kënaqësi të jetonin në Kosovë për një pagë solide, mirëpo jo të gjithë menduan kështu.
Një mërgimtar e cili thotë se jeton në Gjermani, e kishte një përgjigje më ndryshe.
“Duhet me kon milioner, pasha Zotin me jetu në Kosovë… mundesh me jetu edhe me pak, por jeta nuk është bash e mirë me jetu me pak pare, ma mirë është kur ki shume pare.
Edhe po shpresoj që ni dite kom me u bo milioner edhe me u kthy në Kosovë edhe tani jetoj si ni pasanik k’tu”, tha ai.