Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka përshkruar si marrëzi vendimin e Ministrisë së Ndërmarrësisë për ta refuzuar ankesën e Klan Kosovës për tëërheqje të licencës së biznesit.
“Jetësimi i ‘luftës totale të qeverisë së Kosovës kundër të gjithëve’ është e vetmja përgjigje për të kuptuar pse i është anuluar licenca e funksionimit të Klan Kosova”, ka shkruar Pacolli.
“Çfarë marrëzi!”.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës".
Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.