Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka dalë me një postim pas vendimit të ARBK’së ndaj Klan Kosovës, duke thënë se “një qeveri që i vendos drynin një mediumi, një televizioni”, nuk ka asnjë lidhje me demokracinë.
Lekaj ka thënë se “vetëm marksistët, neo-marksistët dhe komunistët, të vjetër dhe të rinj, mbyllin media, dhe mbysin fjalën e lirë.”
“Tí mbyllësh gojën mediave që nuk të pëlqejnë, që nuk të shërbejnë si parti apo qeveri, por që i shërbejnë vendit, qytetarëve, do të thotë ta shfrytëzosh pushtetin që të ka dhënë populli për tí mbyllur gojën popullit.
Sot Klan Kosova, nesër kush e di kush e ka rradhën. Por qytetarët e këtij vendi nuk ua kanë dhënë votën njëherë e përgjithmonë këtyre që duan të vendosin mekanizma diktatorialë në vendin tone”, ka shkruar Lekaj.