Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti paradite vjedh rezervën shtetërore, pasdite mbyll media të lira.
Sipas tij, abuzimi, korrupsioni dhe hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë në fllad të Dubravës.
“Marrëzia s’ka fund për qeverinë Zdravo. Paradite vjedhin rezervën shtetërore, madje bash në kafshatën e bukës, në miell e vaj, ndërsa pasdite mbyllin mediat e lira. Abuzimi, korrupsioni e hajnia e pacipë, Rozeta Hajdarit do ia sjellë një fund të mirë: në fllad të Dubravës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndaj, Tahirit ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili thotë se ai ka ndjekur një thënie të vjetër.
Sipas tij, Tahiri ka harruar se “turistët e luftës” nga PDK pas luftës u bënë të gjithë milioner duke vjedhur e duke plaçkitur popullin.
“"Turistet e luftës" milioner të pas luftës?! I mbijetuari i "turistëve të luftës" Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të "turistëve të luftës" paska lëshuar një "sihariq" nga thënia e moçme “t’i them sa nuk me ka thënë se qeveria Kurti po i vjedhë rezervat shtetërore”.
Ndoshta?! Por Abelard Tahiri sikur ka harruar se "turistët e luftës" nga PDK ani pse paskan qenë turistë në luftë, ata pas lufte u bënë të gjithë milioner duke e vjedhë dhe plaçkitë popullin”, ka shkruar Maxharraj.
Ai ka shtuar se Tahiri e ka gabim, pasi që sipas tij, qeveria Kurti nuk do të japë dorëheqje dhe se ende ka punë për të bërë.
“Këtu ketë gafil njeriu me mjekër si të sqapit e ka kapë zori i cili po i kërkon dorëheqjen e qeverisë Kurti pa asnjë bazë. Jo, gabim e keni ti servil i milionerëve "turist në luftë", sepse qeveria Kurti nuk do të japë dorëheqje sepse hala nuk u ka hyrë punëve të vërteta t’i qërojë hesapet me "turistët e luftës" milioner”, ka shtuar Maxharraj.