“Haj Zoti na rujt, vetëm për ditë vere po se ndryshe s’po na pëlqen”, mërgimtari nuk e mendon asnjëherë rikthimin në Kosovë

Aktuale

“Haj Zoti na rujt, vetëm për ditë vere po se ndryshe s’po na pëlqen”, mërgimtari nuk e mendon asnjëherë rikthimin në Kosovë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:48
Mërgimtari

Emisioni veror “n’mal A n’det”, që nisi transmetimin javën e kaluar, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një prej rubrikave që u kushtohet mërgimtarëve është rubrika “A më mirë k’tu a atje”, ku çdo ditë për mërgimtarët ka pyetje të ndryshme.

Kësaj radhe gazetarja i pyeti qytetarët se “çka e veçon qytetin e Prizrenit nga vendet e tjera”, me ç’rast përgjigjet ishin nga më të ndryshmet.

Por, krahas pyetjes dhe përgjigjeve që i dhanë qytetarët në Prizren, shumë të tjerë edhe lëshuan deklarata interesante para kamerës.

Një mërgimtar, i cili tash e tri vjet jeton në Zvicër, tha se nuk e mendon rikthimin në Kosovë.

“Haj Zoti na rujt, vetëm për dit vere po, se ndryshe nuk po na pëlqen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat