Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit e kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti për vendimin e marrë ndaj televizionit Klan Kosova.
“Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë”, ishte një nga kërkesat e kreut të AAK-së drejtuar Kurtit.
Ramabaja e vlerësoi Haradinajn si person me mendësi mesjetare.
“Koncepti feudal i "princërve tanë" që nuk dallojnë aspak në mendësi me sivëllezërit e tyre mesjetar, pavarësisht se bëjnë jetë moderne e njjihen edhe si kryetar partish, është sinjifikues i vasalitetit ekstrem.
Me rëndësi për ta, natyrisht vetëm në aparencë, është "ruajtja e fëtyrës", e pse shkelen ligjet e kushtetuta e Repubblikës, punë e madhe”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.