Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar sërish ndaj rastit ‘Klan Kosova’ dhe kritikave që po i bëhen qeverisë për mbylljen e këtij televizioni.
Basha në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një dokument ku shihen disa nga bizneset qe kanë në pronësi ‘Devollët’, pronarët e Klan Kosovës.
Aty shihet se të gjitha bizneset janë të regjistruara me qytete të Kosovës si Serbui.
Për këtë, Basha kërkoi reagim nga Prokuroria, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Devollët të gjitha bizneset i kanë regjistruar me qytete të Kosovës si SERBI!
A di kush me tregu për çfarë gabimi po flasim?
Mashtrime t ‘vazhdueshme ndaj shtetit edhe ma shesin si fjalë e lirë! Mashtrimi nuk është fjalë e lirë, por vepër penale!
Alo Prokuroria!!!