Florin Krasniqi, ish-deputet i VV-së ka folur për situatën e tanishme politike.
Krasniqi, që ishte edhe financues i VV-së, ka folur edhe për Dejona Mihali, koordinatore e komiteteve në VV.
Krasniqi ka treguar se e ka takuar disa herë Mihalin sa ishte në VV. Madje ai ka treguar edhe i ka dhënë pagë nga paratë personale.
“Dejonës i kam dhënë rrogë disa vjet, unë e kam pagu prej pareve të mia personale. Rrogën që e kam marrë prej Kuvendit të Kosovës e kam da për 4-5 aktivistë të VV-së, njëra prej tyre u kanë Dejona Mihali.” – tha ai.
Ai ka theksuar se AKI-së duhet t’i kërkohet dosja e Mihalit.
“Aktiviste shumë punëtore, shumë e meçme. Por tash ka ardh në një situatë kur mendoj që kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen AKI-së, që nëse nuk gaboj është kryetare Ganimete Musliu. Ajo duhet me shku me u ulë me drejtorin e AKI-së dhe me ia kërku dosjen e Dejona Mihalit” – tha ai në RTV Dukagjini.