Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, ka lënë të nënkuptohet me anë të një statusi se rasti i Klan Kosovës ka të bëjë me luftën e pushtetit me ata që i quan “oligarkë” me anë të një statusi që nxit urrejtje.
Në një status mjaft të ashpër, z. Zyba shprehet kritik ndaj të gjithë atyre që po e protestojnë vendimin e marrë për pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.
“Kur ne kemi thënë që do të merremi me oligarkët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, çka kanë mendu këtu?” – pyet ai në mënyrë retorike.
Ai shkruan tutje se “beteja jonë është e ashpër sepse kundërshtari e ka vjedhur Kosovës që nga dita e parë e kohës së ish-regjimit.”
Fjalë të tilla armiqësuese janë përdorur edhe më parë nga të tjerë eksponentë të partisë në pushtet.
Statusi i plotë:
Kur ne kemi thënë se do të merremi me oligarkët që janë pasuruar në mënyrë të paligjshme, çka kanë mendu këta? Që fotelja e pushtetit na i zbutë bindjet? Që titujt që i kemi do na i dobësojnë parimet? A që do hamë bashkë dreka e darka, të pimë vera franceze e tek-tuk ndonjë këngë patriotike? Beteja jonë është e ashpër sepse kundërshtari e ka vjedhur Kosovën që nga dita e parë e kohës së ish-regjimit. Sot, në Demokraci, populli po na përkrahë sepse jemi me të drejtën.