Analisti poltik, Rron Gjinovci u ka reaguar mediave të cilat sot e kanë bojkotuar konferencë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas zhvillimeve rreth rastit të pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci thotë se në vend që mediat me sfidu me pyetje, ata e bojkotuan.
Gjinovci shton se ndoshta nuk kanë pasë pyetje sfiduese.
Reagimi i plotë:
Çfarë media 🤦♂️
N'vend se me sfidu me pytje, e "bojkotun", dmth e lanë të lirë me folë çka të don se konferenca megjithatë u mbulu prej disa mediave e vazhdoi e papengume.
Nashta edhe s'kanë pasë pytje sfiduse 🤔 Nashta veç nashta 🤷♂️