Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka përkrahur bojkotin e gazetarëve ndaj konferencës së ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja Bytyqi ka pyetur ministren se si mendon që t’i mbyllë mediat dhe pikërisht ato të vijnë për t’i shërbyer asaj.
“Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar.
Ditë të këqija po vijnë për juve”, shkruan ajo ndër të tjera.
Postimi:
E qysh mendove ti Rozetë, me i mbyll mediat një e nga një dhe pikërisht këto media me ardh me të shërby ty dhe interesave tua politike sikur nuk po ndodh kurrgjë? Epo ja që nuk shkojnë punët bash qashtu ministre.
Sot, ju dhe pushteti juaj e morët përgjigjën e merituar. Ditë të këqija po vijnë për juve.
Sepse #demokraciavdesneerresire
#megazetaret #meklankosova