Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një koment, në të cilin ka përmendur Hashim Thaçin, ish-president i Kosovës.
Qoku ka shkruar se Thaçi dikur e quante veriun e Kosovës “dhuratë të Rankoviqit”, ish-ministër famëkeq i Jugosllavisë, që njihet për brutalitetit shtetëror ndaj shqiptarëve.
Tutje, Qoku ka pretenduar se këtu ka të bëjë me një problem mendësie, duke shkruar se “Pushtuesi shumëvjeçar lëshon rrënjë të thella në mendjet e të pushtuarve.”
Në fakt, krejt këtë koment Qoku e bëri rreth një videoje të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, të cilin e kritikoi kryetari i tanishëm i Gjilanit, Alban Hyseni.
Më poshtë video: