Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.
Në kk sot ka folur rreth kësaj çështje Ilir Peci, kryetari i Zveçanit.
Ai ka theksuar se deri tani nuk ka udhëzim ndonjë vendim që t’i tregojë se si duhet të veprojë.
“Tash e shohim derisa nuk na vjen diçka zyrtarisht. Për mua si kryetar e shoh se ende është herët për të marrë një vendim”.
“Të shohim në ditët e ardhshme se si do të zhvillohet kjo situatë në komunat veriore. Është ende herët të marrë ndonjë vendim apo të japë ndonjë deklaratë rreth saj”, ka thënë Peci.