Një aksion i Antidrogës së Policisë së Kosovës në fshatin Shpenadi të Prizrenit, i cili rezultoi me sekuestrimin e një sasie të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe arrestimin e një të dyshuari.
Burimet bëjnë me dije ekskluzivisht se i arrestuar është Albert Domgjoni.
Domgjoni nuk është emër i panjohur për organet e rendit, pasi hiç më larg se vitin e shkuar, gjatë operacionit ‘Fermeri’, ai ra në prangat e Policisë së Kosovës bashkë me djalin e tij, Valon Domgjoni.
Vlera e sasisë së drogës që u gjet në shtëpinë e tyre në nëntorin e vitit 2022, kapte vlerën e mbi 16 mijë eurove.
E lidhur me aksionin e sotëm, gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë një konfirmim zyrtar, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje.