Kosova dhe Bashkimi Evropian, janë dakorduar për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.
Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në komunat veriore e më pasë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna.
Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se vendi është mbështetur për muri.
Sipas tij, Qeveria i pranoi kushtet pasi që e kuptoi se nuk ka ku të shkojë më.
“Qeveria dhe vendi ynë është mbështetur për muri, ne kemi sanksione realisht dhe shumë të dëmshme. Dhe nëse nuk ka fuqi, e ka kuptuar qeveria jonë, dhe institucionet që nuk munden mëtutje të shkojnë, janë detyruar të bëjnë koncesione të kësaj natyre, edhe për ta stabilizuar gjendjen atje, edhe për të vazhduar procesi i dialogut me Serbinë, për ta përmbyllur këtë fazë, atë që quhet dialog për një marrëveshje të ndërmjetme, në bazë të planit franko gjerman dhe planit zbatimor të Ohrit”, tha ai.