Albinot Maloku tregon se si do të duhej të kishte marrëveshje politike për zgjedhjet në veri

Aktuale

Albinot Maloku tregon se si do të duhej të kishte marrëveshje politike për zgjedhjet në veri

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 19:40
Albinot Maloku

Analisti politik, Albinot Maloku duke komentuar hapat drejt shkruajes në zgjedhje të reja në katër komunat veriore të vendit, tha se do të duhej të kishte një marrëveshje politike të konkretizuar për këtë çështje.

“Nëse pas vizitës që dy Simiqët (Igor dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe) patën në Washington dhe interpretimet janë sidomos nga Beogradi zyrtar edhe opinionbërësit atje, që Aleksandar Vuçiq do t’i lërë të vendosin këta dhe të distancohet për arsye se siç interpretohet edhe pse kjo në bindjen time, nuk është që mund t’i besojmë për faktin se gjithçka çka kanë bërë subjektet politike serbe në Kosovë kanë qenë të koordinuara me fuqinë politike e cila ka qenë në Serbi. Dhe tani e mira e mirës kishte me qenë që të merrnin mesazhin edhe subjektet politike tjera serbe, sidomos mesazhin  e ambasadorit Hovenier ku bëri një përshkrim se çfarë është për ambasadën amerikane një subjekt i tillë siç është Lista Serbe dhe pas këtij mesazhi ata të formojnë parti politike tjera dhe të ketë alternativë dhe demokraci brenda këtij korpusi politik serb”, tha ai.

Tutje përveç kësaj sipas Malokut, do të duhej që edhe Qeveria e Kosovës të gjejë mënyra për të inkurajuar subjekte të tjera politike serbe sepse siç tha ai, në Kosovë nuk është vetëm Lista Serbe si subjekt i vetëm politik.

“Përveç kësaj kur e thashë dialogun kjo nënkupton që edhe Qeveria e Kosovës të gjejë mënyra për të inkurajuar edhe subjekte tjera politike serbe, për arsye se në korpusin politik serb në Kosovë nuk është vetëm Lista Serbe. Pavarësisht që është më e madhja dhe më e homogjenizuara, dhe të  krijohet ambient demokratik i pranueshëm për një proces zgjedhor”, tha Maloku.

“Qeveria e Kosovës, akterët vendosës në Kosovë do të duhej të kishin një marrëveshje politike të konkretizuar e cila në qoftë se nuk ka marrëveshje politike, kemi me kriju situatë të vazhdimit të kësaj sagës së raporteve të krizës dhe të ngecjes së Kosovës në udhëtimet e saj prosperuese sidomos në atë që është integrimi evropian”, shtoi tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat