Haziri: Është vendim i keq prej qeverisë ai për Klan Kosovën

Aktuale

Haziri: Është vendim i keq prej qeverisë ai për Klan Kosovën

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 23:52
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është vendim i keq nga qeveria marrja e licencës së biznesit ndaj Klan Kosovës.

Ai ka theksuar se kjo është një gjë ogurzezë për të gjitha mediat në vend.

“Është vendim i keq prej qeverisë, lajm i keq për qytetarët e Kosovës edhe si shtëpi e madhe për ju. Po ashtu, është një paralajmërim ougurzi për të gjitha mediat në Kosovë, në cilindo rrafsh që e merr nuk shef gjë të mirë. Por nuk duhet me qenë të befasuar”.

“Si shtëpi mediale ju duhet ta përballoni këtë sfidë, ne reagimet e i kemi bërë publike menjëherë nuk ka qenë e besueshme fillimisht se mund të ndodh diçka e tillë. S’ke çka pret më shumë nga kjo qeveri, çdo ditë po prodhohet diçka e keqe, lajm i keq”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat