Gjuajtjet me armë te Bon Vivanti, vdes njëri nga të lënduarit

Aktuale

Gjuajtjet me armë te Bon Vivanti, vdes njëri nga të lënduarit

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 08:29 Përditësuar në ora: 09:01 më 05.08.2023
Foto nga vendi i ngjarjes

Plagosjet në Bon Vivant, Policia jep detajet – në mesin e të lënduarve nga shishet e gotat edhe 14 femra

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të plagosjes në lokalin Bon Vivant në Prishtinë. 

Në njoftim bëhet e ditur se  pas një mosmarrëveshje mes disa të dyshuarve meshkuj janë përdorur edhe armë zjarri ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj.

Policia më tej bën të ditur se si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të  dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri  (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra”, thuhet në njoftim.

Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia  K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku.

Policia njofton se një i dyshuar mashkull gjendet në arrati.

Ndërkaq, Shaqir Uka nga Mjekimi Intensiv bëri të ditur për Telegrafin se njëri nga të lënduarit ka vdekur.

Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

Plagosjet në Bon Vivant, vdes njëri nga të lënduarit

Ka ndërruar jetë njëri nga të plagosurit mbrëmë në Bon Vivant në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për median, shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha Shaqiri.

Ndryshe, të premten në orët e vona pati një përleshje të armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një të dyshuar.

Gjuajtjet me armë te Bon Vivanti, 17 të lënduar – 7 me armë zjarri, 10 nga xhamat

Të premten në orët e vona pati një përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë, ndërkaq sot bëhet e ditur se numri i të lënduarve është 17.

Doktori i Klinikës Emergjente, Naser Syla në një deklaratë dhënë për media ka njoftuar se nga 17 të lënduarit, 7 janë me armë zjarri, ndërkaq 10 të tjera nga xhamat dhe mjete tjera.

Ai ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

close

volume_off

Të lënduarit janë të moshës 20 deri 40 vjeç.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal  në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, është shprehur Borovci.

Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .

“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat