Mbrëmë ndodhi një ngjarje tejet e rëndë në një kafene në Prishtinë, ku një person humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri ndërsa dhjetëra të tjetër janë lënduar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas kësaj vrasje, ku thotë se vrasja ndodhi në lokalin e Uran Ismailit.
Reagimi i Bajqinovcit:
Lajm shumë i rënd humbja e një jete dhe plagosjet e mbrëmshme në Prishtinë. Ngushëllime familjes ndërsa të lënduarve e të plagosurve, shërim të shpejt.
Çfarë po ndodh me këtë lokal ku shumë shpesh ndodhin raste të tilla?! Ajo që më bën po ashtu përshtypje mënyra se si po raportohet kjo ngjarje e dhimbshme në një lokal që është hera e dytë që ndodhin vrasje, duke heshtur faktin se ai është i Nenkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili. Po të ishte i ndonjë anëtari të VV-së, do të kishim një tjetër frymë raportimi.
Edhe njëherë shpreh keqardhje për çfarë ka ndodhur mbrëmë dhe lutem që mos të na ndodhi asnjëherë më.