Zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PDK-së Hisen Berisha pasi ky i fundit tha se Ramush Haradinaj po i vardiset Albin Kurtit.
Xhemaili në reagimin e tij tha se Kurtit mund t’i vardisen ata që që s’bëjnë asnjë hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit.
Ai shtoi se Berisha dhe partia e tij do duhej të tregojnë se kur do ta nënshkruajnë mocionin e inicuar nga Aleanca. Sipas tij, deklaratat e tjera koti të tij nuk ia vlen as të komentohen se nuk i merr kush seriozisht.
Reagimi i plotë:
Hisen Berisha paska thënë se Ramush Haradinaj po i vardiset Albin Kurtit. Haradinaj ka kërku mocion për shkarkimin e Kurtit. Mund t’i vardisen ata që s’bëjnë asnjë hap edhe nuk kanë shpirt as dorë ta vënë nënshkrimin për largimin e Albin Kurtit.
Berisha dhe partia e tij do duhej të tregojnë se kur do ta nënshkruajnë mocionin e inicuar nga Aleanca. Deklaratat e tjera koti të tij nuk ia vlen as të komentohen se nuk i merr kush seriozisht.