Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se Prokuroria e shtetit nuk e ka marrë parasysh denoncimin e Hysen Durmishit, për një veturë 'pick up' ishte blerë 900.000 euro nga qeveritë e mëparshme.
Përmes një statusi në Facebook, Rrustemi tha se kanë kaluar 10 ditë nga denoncimi dhe asgjë nuk është ndërmarrë akoma.
Statusi i plotë:
Janë bërë 10 ditë prej kur zëvendësministri Hysen Durmishi publikisht ka denoncuar rastin ku një automjet Pick Up ishte blerë, jo 850 mijë, por 900 mijë euro. Ende asnjë veprim nga prokuroria. E nga Ministria e Infrastrukturës, ky është vetëm një nga rastet e shumtë që janë denoncuar.
Alo prokuroria! Pse nuk e hapni telefonin?