Ka përfunduar seanca ndaj të dyshuarve në rastin “Bon Vivant”.
Gjykata Themelore e Prishtinës, brenda 48 orëve pritet të marrë vendim për caktimin e masës.
Kështu tha Fanol Krasniqi, avokat i Andi Pajazitit, i njohur si “Italiani”.
“Nuk ka vendim. Presim që nesër ose pasnesër të merret vendimi”, tha Krasniqi.
Krasniqi ndër të tjera tha se klienti i tij do t’i nënshtrohet edhe një operimi.
“Z. Andi Pajaziti, i është nënshtruar një operimi në natën kritike. Ai pritet t’i nënshtrohet edhe një operimi në krahrorin e majtë. Gjendja e tij është stabile. Më pas të shohim se cila është procedura e ardhshme”, tha ai për Klankosova.tv.
Të premten në Prishtinë në lokalin “Bon Vivant”, ka ndodhur një incident ku ka mbetur të vdekur një person dhe 17 të tjerë janë plagosur.