Deputeti i pavarur Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryemisnitrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Me të gjitha këto që po ndodhin, Abazin ka thënë se Kurti nuk është ndryshimi, por është vazhdimi i së keqës, duke qenë i rrethuar me njerëz mendjeprishur.
Postimi i plotë:
Tani besoj po u bien ndërmend konferencat për media që mbaja në hollin e parlamentit dhe pse mundoheshin t‘i pengonin, thërrisnin media e gazetarë për të sabotuar, Kusari i thonte Adriatik Kelmendit që mediet nuk janë të interesuara të ndëgjojnë, përgatitshin komunikata të rrejshme dhe shpërndanin akuza të rrejshme për mizogjeni, aq sa me urdhër të Kurtit e Dejona Mihailit edhe faqja zyrtare e parlamentit të Kosovës dhe Konjufca me Sekretarin e Kuvendit, janë vënë në lojë.
Po, Kurti frikësohej që e vërteta për pauzat e koordinimit me Radojcicin dhe Simicin e Rakicin do të dalin në pah, doli edhe më shumë se aq, më keq se Thaçi që banonte në shtëpinë e miqëve dhe i shpërblente me poste e tenderë. Gjithçka për pushtet, gjithëçfarë rrene, skena të rrjeshme me lule mbi varre, poshtërim veteranësh e aktivistësh, vetëm për pushtet.
Taktikë me u marrë me veriun me shpërqëndru vëmendje nga dështimet, hajnitë e korrupcioni. Koordinim me Radojcicin e mospranim i Kryeminstrit të Shqipërisë, biseda me Simicin e dosje për deputetët e Kuvendit... një opozitë kaq e lodhët nuk e gjenë rrugën për të treguar që kjo qeveri është kopje e keqe e qeverive të kaluara. Apo Baca Gani Krasniqi?
Kurti nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi i së keqës i rrethuar me shumë njerëz mendjeprishur.