Gazetari Besnik Tahiri, në “Info Magazine” ka folur në lidhje me letrën që u është drejtuar BE-së, ShBA-së, si dhe Britanisë së Madhe për raportet Kosovë-Serbi.
Ai është shprehur se kjo është një kthesë e madhe diplomatike, që siç u shpreh ai është ndërmarrë nga më shumë se 50 top-diplomatë, përcjell Klankosova.tv.
“Është një kthesë e madhe diplomatike që ndërmerret nga më shumë se 50 top-diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, poashtu edhe të Britanisë së Madhe.
Duke qenë se njerëzit që e kanë nënshkruar këtë kërkesë, poashtu edhe kërkesë-këshillë-letër, drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Shefit të Diplomacisë Evropiane dhe Kryediplomatit britanik”, është shprehur ai.