Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka treguar se në operacionin e zhvilluar në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut janë gjetur edhe shok-bomba të modifikuara me goxhda.
Sipas tij, ato duke qenë të tilla janë vdekjeprurëse.
“Në momentin që shpërthejnë, janë armë vdekjeprurëse për policinë, gazetarët, qytetarët”, është shprehur ai.
Elshani ka treguar se kanë arritur që ta identifikojnë një të dyshuar i cili vazhdon të jetë ne arrati.
Derisa përveç shok-bombave të modifikuara në atë banesë kanë gjetur edhe pajisje që çojnë në kultivim të kanabisi si dhe mjete që shërbejnë për minim të kriptovaluatve.